Kryefjala Logo

Pasi bëri vetë fushatë me tallava, Edi Rama i thotë Elvana Gjatës ti bën muzikë “hau hiu”

24 Qershor, 2023 | 1:27 pm

Elvana Gjata ka qenë e ftuar në podcast-in e kryeministrir Edi Rama. Elvana foli jo vetëm për çastet e bukura të karrierës por edhe ato të vështira, madje tregoi se prindërit e saj nuk e kanë mbështetur në fillimet e karrierës. Ndërsa e kundërta ka ndodhur me motrën e saj Migenën e cila sipas Elvanës ka qenë mbështetja e saj më e madhe.

“Si ka ndikuar motra se ajo bën muzikë serioze?! E ka pyetur Rama Elvanën. Dhe këngëtarja u përgjigj, “pse ajo që bëj unë nuk është serioze?!”
”Jo, ka vijuar kryeministri ti bën muzikë “Hau-Hiu” dhe më pas me këtë fjalë është shoqëruar me nota humori gjithë intervista e tyre.

Ndërkohë që rikujtojmë se vetë Rama fushatën zgjedhore e hapi dhe e mbylli me muzikë tallava, madje postoi shumë momente në rrjetet sociale duke kërcyer me ministrat muzikë tallava.

Play

Të ngjashme