Kryefjala Logo

Pas Shqiperisë, edhe Kosova kualifikohet në play-off në Kupën e Botës

16 Nëntor, 2025 | 6:19 am

Kosova është kualifikuar për herë të parë në fazën “play off” të Botërorit, duke arritur një moment historik.

“Dardanët” fituan 2-0 në transfertë ndaj Sllovenisë, rezultat që u siguroi vendin e dytë me 10 pikë.

Avantazhi erdhi nga goli i Fisnik Asllanit në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë u shkaktua një autogol nga skuadra vendase.

Ndeshja e fundit do të luhet ndaj Zvicrës, e cila kryeson grupin me 13 pikë.

Diferenca e golavarazhit e bën të vështirë për Kosovën të marrë vendin e parë.

Megjithatë, kualifikimi në “play off” është tashmë i sigurt.

Pas Shqipërisë, edhe Kosova arrin të sigurojë pjesëmarrjen në këtë fazë vendimtare të Botërorit.

Të ngjashme