Kryefjala Logo

Panik në Santorini, lëkundje sizmike dhe aktivitet vullkanik

1 Shkurt, 2025 | 10:38 pm

Banorët e ishullit turistik të Santorinit në Greqi, si dhe të ishujve të tjerë përreth ndodhen prej më shumë se 24 orësh në panik nga rritja e papritur e një aktiviteti të madh sizmik në këtë zonë.

Autoritetet greke raportojnë për dhjetra tërmete të vogla, nga 1.2 deri te më i madhi që ka kulminuar me 4.2 ballë të shkallës Rihter. Shqetësim në këtë zonë mbetet edhe aktiviteti i nëndheshëm vullkanik.

Në 24 orët e fundit, një sekuencë sizmike e shtuar me magnitudë maksimale 4.3 ballë është regjistruar në zonën e Anydros, midis Thirës dhe Amorgos. Ky aktivitet sizmik nuk lidhet me aktivitetin vullkanik, pasi është për shkak të pllakave nënujore me drejtim Verilindje-Jugperëndim.

Të ngjashme