Kryefjala Logo

Pamundësi ekonomike për të bërë ekzaminime. Spitali Hygeia ofrohet për ndihmë për rastin e zonjës të sëmurë publikuar nga gazetari Osman Stafa.

16 Korrik, 2025 | 12:56 pm

Ditën e sotme gazetari Osman Stafa ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku tregon rastin e një 51 vjeçareje e cila po përjeton një sëmundje të rëndë dhe gjendet në pamundësi financiare për të realizuar shërbimet në spital privat sepse spitali shtetëror nuk i mundëson.

Postimi i plotë i gazetarit Osman Stafa:

” Kjo është drama e një gruaje nga Lezha.Ajo vuan nga sarkoma (një lloj kanceri).
Është 51-vjeç. Duhet të bëj Pet-Scanin.
Por shëndetësia jonë publike nuk e ka këtë aparaturë shumë të rëndësishme për diagnostikimin e kancereve.
E vetmja mundësi është privati.
Por në privat kushton. 1300 euro në Shqipëri. E më shumë nëse ikën në Turqi.
Por ajo s’ka lekë.
Sa kushton pet-scani, ajo i ka të ardhura vjetore.
E gjendur pa lekë, me borxhe, e pa mundësi, i mbetet vetëm një gjë të bëj. Të mos e bëj këtë diagnostikim, e të presë, deri kur kanceri t’i marrë jetën!!! Jam pa fjalë.
A i di këto histori njerëzore, Kryeministri i vendit, po Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu?
Kjo është drama e një gruaje 51-vjeçare nga Lezha. Një dramë kjo e pafund njerëzve që duhet të bëjnë Pet-Scanin, por që shëndetësia jonë nuk ua ofron.

Pas këtij postimi, i menjëhershëm ka qënë reagimi i drejtuesve të spitalit Hygeia si Oriela Cano që ka komentuar duke ofruar zgjidhje pranë këtij spitali : “Osman, Spitali Hygeia i merr përsipër shërbimin papagesë, në pamundësi financiare. Të lutem më një kontakt të zonjës. Faleminderit”.

Një gjest ky mjaft human dhe shumë i rëndësishëm për zonjën nga Lezha e gjendur në vështirësi shëndetësore.

bc6f67eb 70cd 406b 9224 ff38ed281b42

Të ngjashme