Kryefjala Logo

Një kishë pa tavan. Ky është vendi ku do martohet prezantuesja e Big Brother VIP Arbana Osmani

15 Qershor, 2023 | 6:37 pm

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë fundjavë. Ata kanë zgjedhur të bëjnë një dasmë me 120 persona në Toskana të Italisë.

Ceremonia martesore do të zhvillohet në një kishë shumë të njohur e të veçantë në Itali “Abbey of San Galgano”, një vepër arti e cila mund të vizitohet nga kushdo me një biletë prej 4 Euro. E veçanta e kësaj kishe është fakti që nuk ka tavan.

Abbey of San Galgano është një manastir i themeluar në luginën e lumit Merse midis qyteteve Chiusdino dhe Monticiano, në provincën e Sienës, rajoni i Toskanës, Itali. Aktualisht, muret pa çati të kishës së stilit gotik të shekullit të 13-të janë ende në këmbë.

70A8D309 6A13 4D74 A1DF 4F8E9D911230

2AC82099 FEA9 4175 B288 748A8429C416

Të ngjashme