Lajme
Ngjarje e rëndë në Lushnjë, 15 vjeçarja hidhet nga pallati
1 Shkurt, 2025 | 6:34 pm

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të shtunë qytetin e Lushnjës. Një vajzë e re, ende e paidentifikuar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një pallati në qendër të qytetit.
Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes sapo u njoftua nga qytetarë të rastit. Identifikimi i të ndjerës është i vështirë për shkak të dëmtimeve që e reja ka marrë në trup dhe fytyrë,por JOQ shkruan se vajza është rreth 15 vjeç.
Trupi i saj do të dërgohet në morgun e Spitalit të Lushnjës, ndërsa autoritetet po vëzhgojnë kamerat e sigurisë për të parë dhe kuptuar çfarë ndodhi në ato momente.
















































