Kryefjala Logo

Në mes të sezonit turistik kërcasin armët në Sarandë, plagoset 54-vjeçari, policia në vendngjarje

20 Korrik, 2025 | 8:25 pm

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Sarandë, ku një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit. Bëhet fjalë për 54-vjeçarin Adil Veli, i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.4 të qytetit, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. Deri tani nuk ka detaje të qarta për motivet apo numrin e personave të përfshirë në incident. Hetimet vijojnë.

Të ngjashme