Showbiz
Në koncertin e këngëtares ndodhi e papritur. Fansja i hedh hirin e nënës në skenë…
28 Qershor, 2023 | 12:58 pm

Në koncertin e Pink ka ndodhur një ngjarje e pazakonte. Një fanse i ka hedhur në skenë hirin e nënës së saj. Ylli i popit ka mbetur e shokuar nga ky veprim i fanses së saj dhe i kërkoi sqarime nga publiku, duke pyetur nëse çanta përmbante vërtet hirin e nënës së fanses.
“Prit, kjo është nëna jote?”, pyeti artistja.
“Unë nuk e di se si ndihem për këtë”, shtoi Pink.
Duke shprehur emocionet e saj të përziera për situatën, Pink e vendosi çantën e vogël diku në skenë dhe rifilloi performancën e saj.











































