Kryefjala Logo

Ndahet nga jeta Artur Zheji

23 Gusht, 2025 | 5:12 pm

Ndahet nga jeta gazetari Artur Zheji

Gazetari, analisti dhe publicisti i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku Zheji po kalonte disa ditë pushimi me familjen. Mësohet se ai ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti”, kur papritur ka pësuar një arrest kardiak. Pavarësisht përpjekjeve për ta dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës, ai nuk ka mundur t’i mbijetojë.

Artur Zheji lindi më 29 gusht 1961. Ai ishte djali i studiuesit dhe eruditit të shquar shqiptar Petro Zheji dhe i aktores së njohur shqiptare Besa Imami. Me një karrierë të gjatë në media, analizë dhe publicistikë, Zheji ka lënë një gjurmë të rëndësishme në gazetarinë dhe debatin publik shqiptar.

Të ngjashme