Showbiz
Na ishte njëherë… Çiljeta!
2 Gusht, 2023 | 1:38 pm

Çili ka hapur arkivat dhe na kujtoi kohën kur portalet nuk ekzistonin dhe kur fotot e një prej vajzave më të bukura të showbizit, bënin xhiron e suplementeve dhe kopertinave të revistave. Kjo ka qenë Çiljeta Xhilaga vajza që guxoi të thyente tabutë e që do të kthehej në fenomenin e viteve 2000, jo vetëm për hiret e saj por edhe për hitet muzikore. Sot showgirl-i i njohur është tërhequr nga muzika, por aspak nga eventet me miqtë artistë. Aktualisht ajo i është përkushtuar familjes së saj dhe partnerit, Alban Hoxha por në të njëjtën kohë mbetet një nga personazhet publikë më të ndjekur në Instagram, duke numëruar mbi 700 mijë ndjekës.
Aaa se harruam dhe një detaj i ka të vërtetë ndjekësit e saj…










































