Kryefjala Logo

“Mos shkoni se kam parë ëndërr të keqe”, detaje të reja nga aksidenti i dy motrave në Delvinë

25 Gusht, 2025 | 3:49 pm

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën dy motrave, Elvisa dhe Rozina Dhimaku 22 dhe 20 vjeç. Mësohet se mbrëmjen e djeshme, ato kishin marrë lejë tek prindërit për të pirë një kafe në Sarandë, duke marrë me vete edhe shoqen e tyre, Antonela Zhupa, e cila mbeti e plagosur.

Madje ato donin të merrnin edhe vëllain e tyre të vogël 10 vjeç, i cili është i sëmurë, por që babai i kishte thënë se “është i lodhur”.

Babai dhe mamaja e tyre i la vajzat të shkonin ndërsa gjyshja u tha që mos ikni se, “ kam parë një ëndërr të keqe”.

Të ngjashme