Kryefjala Logo

Modelja ruse vë pikat mbi “i”: Nuk jam me Don Xhonin!

11 Korrik, 2023 | 11:11 am

Aq të afërt sa u dukën në klipin e fundit “Ike”, të gjithë menduam se Don Xhoni dhe Ariana Lirey u rikthyen sërish. Mirëpo nuk qenka kështu. Në një bisede virtuale më ndjekësit në Instagram, modelja ruse është shprehur se ata nuk janë të martuar dhe as nuk janë më bashkë.

“A je në lidhje me Don Xhonin?”, ka qenë pyetja që një ndjekës i bëri në rrjetin social, ku bashkë me të Lirey publikoi edhe disa pyetje të tjera të ngjashme.

“Pyetja më e shpeshtë. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë bashkë dhe tani jemi të lumtur të ndarë, le të themi”, u shpreh ajo.

“Nuk jemi të martuar, nuk jemi bashkë. Secili ka jetën e vet,”-përfundoi Ariana.

IMG 4071

Të ngjashme