Lajme
Mbytet një person në liqenin e Pogradecit
6 Korrik, 2025 | 11:04 am

Një person i moshuar është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit.
Sipas burimeve lokale, trupi i viktimës është gjetur nga banorët në breg të liqenit, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar viktimën.
Mësohet se i moshuari është denoncuar nga familjarët si i larguar nga banesa, ndërkohë pritet të verifikohet edhe identiteti.


















































