Kryefjala Logo

Loredana në një lidhje dashurie dhe jo nuk është Mozzik

2 Korrik, 2023 | 1:23 pm

U përfol për një rikthim të Loredanës me Mozzik, por duket se dyshja kanë vazhduar jetën me partnerë të tjerë përkrah.

Loredana ndodhet së fundmi me pushime në Itali, por jo vetëm. Reperja publikoi foto në Instagram ku shihej në motor bashkë me një mashkull misterioz që nuk ia zbuloi identitetin.

Por fansat e Loredanës kanë gjetur se kush është personi misterioz që ajo poston herë pas here dhe këtë herë mendojnë që është një futbollist i njohur gjerman, Karim Adeyemi.

Dyshja ndiqen në Instagram, por gjithashtu futbollisti ndjek dhe vëllezërit e Loredanës dhe reperin Noizy.

Karimi Adeyemi ka lindur në 2002 dhe është 21 vjeç, ndërsa Loredana 27.

066F2D90 459C 4427 9566 43D3FE0057FD

634E535E 80E6 4827 8DF0 53E4C67D9488

Të ngjashme