Kryefjala Logo

Lirohet Ervin Salianji! Gjykata e Fierit pranon kërkesën e ish deputetit

8 Korrik, 2025 | 12:28 pm

Ish deputeti demokrat, Ervin Salianji është liruar me kusht, pasi Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij.

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Genci Mane pasi shqyrtoi raportin e Shërbimit të Provës, i cili ishte pozitiv, pranoi kërkesën e Salianjit.
Salianji ndodhej në vuajtje të dënimit prej tetorit 2024, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë, shkruan Top Channel.

Ai përmbushi dy të tretat e dënimit dhe kërkoi lirimin me kusht, duke pretenduar se është viktimë e një procesi të motivuar politik.

Të ngjashme