Kryefjala Logo

Lifestyle Conference 2026: Një ditë për të ndryshuar mënyrën si jeton

29 Prill, 2026 | 10:31 am

Po sikur një ditë të mjaftonte për të parë stilin tënd të jetesës ndryshe?
Në një realitet ku koha është gjithmonë e kufizuar dhe ritmi i jetës gjithnjë në rritje, kujdesi për veten shpesh mbetet në plan të dytë. Por e vërteta është e thjeshtë: mënyra si jetojmë sot përcakton shëndetin tonë nesër.

Lifestyle Conference rikthehet për të sjellë në fokus pikërisht këtë: zgjedhjet e përditshme që ndikojnë në jetën tonë dhe si mund t’i bëjmë ato më të mira përmes një qasjeje multidisiplinare që lidh shkencën me jetën reale.

Çfarë e bën këtë konferencë ndryshe?
Lifestyle Conference është një përvojë dinamike një hapësirë ku të ftuarit reflektojnë dhe bëhen pjesë e diskursit.

Programi i këtij viti ndërthur referime shkencore me diskutime interaktive, duke sjellë perspektiva nga fusha të ndryshme të shëndetit dhe komunikimit. Nga shëndeti i zemrës dhe analizat klinike, te shëndeti mendor dhe ndikimi i faktorëve ambientalë, temat janë konkrete, aktuale dhe të lidhura drejtpërdrejt me jetën e përditshme.

Nga shëndeti mendor te ndikimi i mjedisit çfarë do të diskutohet?
Konferenca trajton çështje që prekin çdo individ, por shpesh analizohen në mënyrë të fragmentuar. Këtu ato vijnë të integruara:

  • Shëndeti i zemrës dhe roli i stilit të jetesës
  • Shëndeti mendor dhe sfidat e përditshme
  • Ndikimi i ndotësve ambientalë dhe toksiciteti
  • Psikologjia e të rinjve dhe reduktimi i dëmit
  • Ushqyerja, farmacia dhe qasjet praktike në mirëqenie
  • Roli i medias dhe edukimit në ndërgjegjësimin shëndetësor

Në një botë ku gjithçka është “online”, sfida nuk është të jemi më të informuar por të dimë si ta përzgjedhim dhe vëmë në funksionin tone infrormacionin që posedojmë.
Një eksperiencë, jo vetëm një konferencë
Lifestyle Conference është një përvojë që të vendos përballë realitetit të zgjedhjeve të tua.
Atmosfera interaktive, panelet multidisiplinare dhe diskutimet e hapura krijojnë një hapësirë ku ekspertët dhe publiku ndajnë ide dhe perspektiva. Me profesionistë të shëndetit dhe zëra nga media e fusha kreative, kjo konferencë ndërton një dialog që shkon përtej kufijve tradicionalë të mjekësisë.

Bëhu pjesë e ndryshimit
Nëse je duke kërkuar një shtysë reale për të përmirësuar stilin tënd të jetesës kjo është pika e nisjes.
Lifestyle Conference 2026 nuk premton zgjidhje të menjëhershme, por të ofron diçka më të vlefshme: një mënyrë të re për të menduar, për të kuptuar dhe për të vepruar.

Një ftesë për të ndaluar për një moment, për të reflektuar dhe për të marrë kontrollin mbi zgjedhjet që bëjmë çdo ditë.

 

Informacion mbi pjesëmarrjen
Konferenca do të zhvillohet më 30 Prill 2026, në ambientet e Piramida e Tiranës (Kubi Portokalli), duke filluar nga ora 09:00.
Pjesëmarrja është e hapur për profesionistë të fushave të ndryshme, studentë dhe të gjithë ata që janë të interesuar për të kuptuar më mirë ndikimin e stilit të jetesës në shëndet dhe për të ndjekur një qasje më të ndërgjegjshme ndaj mirëqenies.

Të ngjashme