Kryefjala Logo

“Në traditën tonë të repektojmë miqtë e sinqertë”, Meta vlerëson bashkëshorten e ambasadorit të Kuvajtit

1 Nëntor, 2020 | 8:40 pm

Presidenti i Republikës Ilir Meta vlerësoi sot me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, Ebtisam Nasser Ibrahim Al-Houti, bashkëshorten e Ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri.

Sipas kreut të shtetit, është në traditën e shqiptarit të vlerësojë dhe të nderojë miqtë e huaj, të vërtetë dhe të sinqertë, që e konsiderojnë Shqipërinë si shtëpinë e tyre.

“Është në traditën tonë të respektojmë dhe të nderojmë miqtë e huaj të vërtetë e të sinqertë, sidomos ata që e konsiderojnë me shumë dashuri Shqipërinë, si shtëpinë e tyre.

Për kontributin e vyer intelektual, artistik dhe njerëzor në promovimin e vlerave dhe traditave më të mira shqiptare, pasurisë etnokulturore dhe turizmit, duke lartësuar bukurinë tona natyrore, aftësitë krijuese dhe sidomos mikpritjen shqiptare, pata kënaqësinë të vlerësoj me Titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, zonjën Ebtisam Nasser Ibrahim Al-Houti, bashkëshorten e Ambasadorit të Kuvajtit në Shqipëri.

2C0A9141 0B14 49E6 9EF4 C6969E5F4D5F

Mirënjohje përpjekjeve të saj për të forcuar ndjenjat vëllazërore mes dy popujve tanë.”, shkruan presidenti Meta në postimin e tij.

A486A715 7398 434D 9304 1383A18EBF91

Të ngjashme