Kryefjala Logo

Sa vite burg kërkoi Prokuroria për Arjan Tasen i cili vrau të miturën me skaf?

9 Maj, 2024 | 9:15 am

Dy vite pas ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik, Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet për vrasjen me skaf të 7-vjeçares, Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë më 2 gusht 2022. Organi i akuzës ka kërkuar 15 vite burg ndaj ish-policit, Arjan Tase, nën akuzë për vrasje me dashje, si shkaktar i ngjarjes tragjike.

7-vjeçarja humbi jetën tragjikisht në plazhin Potam të Himarës teksa po lahej në det, pasi u godit nga një gomone, e cila në kundërshti me rregulluat, po lundronte brenda kordonit të sigurisë.
E mitura u përplas fillimisht nga pjesa përballë e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Kjo ngjarje tronditëse solli reagime nga gjithë opinioni publik, ndërsa u organizuan edhe protesta për disa ditë me radhë.

Tragjedia solli edhe reagimin e Policisë e cila bllokoi të gjitha mjetet lundruese pothuajse në të gjithë vijën bregdetare dhe iu nënshtruan një kontrolli.

Janë dashur raste të tilla të kobshme për familjarët shqiptarë që policia të reagojë dhe të marrë masa. Mirëpo, në një vështrim të bërë së fundmi në bregdetin shqiptar që mbledh mijëra vizitorë çdo vit, nuk ka asnjë reflektim nga ana e autoriteteve për sigurinë e tyre.

Të ngjashme