Kryefjala Logo

Kush shkëlqeu dhe kush dështoi në pasarelën e Asamblesë së Partisë Socialiste

26 Korrik, 2023 | 7:48 pm

Ditën e sotme, është mbajtur Asambleja e radhës e Partisë Socialiste, ku marrin pjesë të gjithë antarët e kryesisë së Partisë Socialiste. Ndonse mbledhje partie për njerëzit e veshur me pushtet dhe para pjesëmarrja kthehet në një paradë mode, ku i pamë pjesmarrësit të veshur e të kujdesur në maksimum.

Edhe pse flitet që Rama i preferon femrat e partisë të veshura me kostume, sot ato kishin zgjedhur të vishen sipas qejfit. Dalloi Belinda Ballukun me nje fustan me prerje gjeometrike, serioz por me mengë transparente dhe tyl mes të çarave të fundit nuk ja dimë markën por të kujton shumë Chanel, nëse do i referohemi shprehjes së popullit “veshja kopilesha” Belinda dha nje mesazh te fortë sot, duke treguar se drejtimi i Partisë Socialiste kur të mërzitet Rama, është më afër duarve të saj sesa ëndrrave të Erion Veliajt.

32B3D64F 90BB 4528 876B 234B57ACE7B8

Tjetra veshur mirë sot ishte Mirela Kumbaro me këmishë të zezë oversize dhe me syzet e mëdha stil Balenciaga, ajo dikej e sigurtë veshur në ngjyrën e të fortëve.

1D595ED7 ED46 4411 9690 55079719E0F1

Ndërkohë e veshur keq na u duk Ermonela Felaj, ndoshta për të treguar se i është përkushtuar punës dhe nuk ka kohë të merret me pamjen (edhe pse me punën në institucionet e drejtësisë mund ta ndihmojnë familjarët që i ka të shumtë të emëruar aty). Veshur pa vëmëndje me çantën kombinuar me pantallonat si uniformë postierësh dhe me bluzën me flutura rreth gushës si perde dritare kuzhine ajo dukej që po vinte pa qejf në Asamble. Për çudi ose ndoshta nga masakrimi në media, veshjes sot ja kishte varur edhe Elisa Spiropali, nuk ishte veshur dramë si ne kohët e “varferisë” në Mjaft por edhe siç jemi mësuar me veshje luksoze nuk ishte. Ajo kushte zgjedhur një fustan të zi me pika të bardha, njësoj me grate e jugut të Italisë që mbajnë fustane të tilla antiseks që nga adoleshnca derisa plaken. Ose ndoshta Elisa ka respektuar me këtë veshje gjyshen italiane të Skenderbeut Rama.

A55B5CDA 7C05 40B7 98C9 A80F6707BA50

38665CAB E721 496A 8920 550C63ED34C5

4D07682E E40F 4969 97F4 842B172CC60C

41E82165 1E17 4C9D 937A A7F3AFA98727

Të ngjashme