Kryefjala Logo

Kush është Erion Bani gjyqtari hero që arrestoi Veliajn, Beqajn, Dakon dhe Ahmetajn

11 Shkurt, 2025 | 5:00 pm

Erjon Bani nuk është një emër i panjohur tanimë në sistemin e drejtësisë për sa kohë me firmën e tij kanë përfunduar prapa hekurave emra të rëndësishëm të ekzekutivit por edhe çështjet për gjykim të opozitës.

Kështu Erjon Bani, i cili që nga viti i kaluar mban edhe detyrën e zv.kryetarit të GJKKO, ka filluar karrierën në drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, më pas u bë pjesë e shkollës së Magjistraturës në profilin gjyqtar. Shërbeu fillimisht në Shkodër, më pas në gjykatën e Tiranës dhe në fund si gjyqtar i SPAK, shkruan Newsbomb.al

Ishte Erion Bani që me firmën e tij urdhëroi rihapjen e dosjes së Gërdecit, ku i akuzuar është Fatmir Mediu me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” sipas kodit penal dhe kodit penal ushtarak.

Por me firmën e tij u kërkuan hetime të thelluara për Ilir Beqajn, Shkëlqim Canin dhe katër anëtarë të prokurorimeve, ndërkohë që la në burg zv.ministrin Klodian Rrjepaj dhe pronarin e koncesionit të sterilizimit Ilir Rrapaj.

Sipas Newsbomb.al me firmën e Erion Banit është shpallur arresti edhe për ish zv.kryeministrin Arben Ahmetaj (tashmë në arrati); me firmën e tij u vendos edhe arrestimi e më pas burgosja e ish kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Ish gjyqtari i Elbasanit Ilir Pashaj dhe ish-gjyqarja Zamira Vyshka janë arrestuar po ashtu me firmën e tij.

IMG 0830

e7455eb9 3ce0 40a1 b2da 75743bf0b5c8

Të ngjashme