Kryefjala Logo

“Kryeministër ndal ndërhyrjet antikushtetuese në drejtësi”, Diaspora për Shqipërinë e Lirë kundër Edi Ramës: Po ushtron presion mbi organet e ligjvënëse

25 Shkurt, 2025 | 7:59 pm

Organizata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” (DPSHL) ka dënuar publikisht deklaratat e kryeministrit Edi Rama që i drejtohen sistemit të drejtësisë dhe protagonistëve të saj, duke minuar kështu njëherë e përgjithmonë ëndrrën drejt Bashkimit Europian, është shprehur DPSHL.

Në deklaratë, DPSHL shkruan se reagimet dhe deklaratat e Ramës, kanë për qëllim të ushtrojnë presion mbi organet e drejtësisë si dhe të mbrojnë persona që janë nën hetim apo dhe të dënuar, shkruan Newsbomb.al

“Diaspora për Shqipërinë e Lirë” ka publikuar një shkresë ku janë renditur 4 kërkesat publike drejtuar presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, organeve të drejtësisë, si dhe Ambasadës së SHBA-së, për marrjen e menjëhershme të masave për parandalimin e të tilla presioneve dhe deklaratave ndaj funskionarëve të drejtësisë.

Deklarata e plotë:

KRYEMINISTER, NDAL MENJËHERË ÇDO NDËRHYRJE ANTIKUSHTETUESE NË DREJTËSI!

DPSHL dënon me ashpërsinë më të madhe ndërhyrjet e vazhdueshme dhe të papranueshme të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në sistemin e drejtësisë, të cilat shkelin Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, parimet e shtetit të së drejtës, dhe minon një herë e përgjithmonë ëndrrën Evropiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kryeministri ka bërë dhe vazhdon të bëjë deklarata të paprecedenta në historinë demokratike të shtetit shqiptar, duke tentuar të ushtrojë presion mbi organet e drejtësisë dhe të mbrojë individë të përfshirë në hetime apo të dënuar.

Kërkesat Urgjente të DPSHL:

• I bëjmë thirrje Presidentit të Republikës që të mbrojë Kushtetutën dhe të dënojë publikisht ndërhyrjet e Kryeministrit në drejtësi.

• I kërkojmë SPAK të shqyrtojë deklaratat dhe veprimet e Kryeministrit dhe të marrë masat ligjore për çdo ndërhyrje të paligjshme në drejtësi.

• Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) të dalin me një deklaratë të qartë kundër ndërhyrjeve politike në drejtësi.

• Delegacioni i BE-së dhe Ambasada e SHBA të monitorojnë nga afër situatën dhe të kërkojnë respektimin e parimeve demokratike dhe të shtetit të së drejtës.

IMG 2260IMG 2261IMG 2262IMG 2263IMG 2264IMG 2265

Të ngjashme