Kryefjala Logo

Korçë: Babai turk dhe nëna shqiptare tërhoqën zvarrë për flokësh të bijën.Kërkonte t’i blinim lodra

1 Gusht, 2025 | 9:30 pm

Prindërit që tërhoqën zvarrë vajzën e tyre në Korçë procedohen penalisht.
Policia e Korçës ka identifikuar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë dy prindërit që u filmuan duke tërhequr zvarrë vajzën e tyre të vogël në zonën e Pazarit të Ri.

Sipas burimeve mediatike, babai është shqiptar dhe nëna turke, ndërsa të dy zotërojnë nënshtetësi holandeze.

Gjatë dëshmisë së dhënë në polici, çifti ka deklaruar se sherri ka nisur për shkak të një lodre që vajza kërkonte me ngulm, gjë që ka bërë që ata të humbnin kontrollin dhe të vepronin në mënyrë të dhunshme.

Pamjet e publikuara ditën e sotme tregojnë momentet tronditëse kur e mitura qante dhe tërhiqej me forcë nga të dy prindërit – i ati nga flokët dhe e ëma nga krahu – duke shkaktuar indinjatë të madhe në rrjetet sociale.

Të ngjashme