Kryefjala Logo

Kompania “diMal” hodhi në tregun shqiptar 13.1 ton fileto pule me salmonelë

28 Mars, 2025 | 6:30 pm

Burime për MCN, bëjnë me dije se kompania që hedhur në treg fileton e pulës me salonelë është “Amg Food”, e njohur me emrin tregtar “diMal”.

Kompania në fjalë është në administrim dhe në pronësi 100% të shtetasit Mondi Goxha.

Në total janë mbi 18 ton në total, ku 13.1 ton fileto pule është hedhur në treg dhe është konsumuar, ndërsa 5.2 ton është bllokuar nga AKU.

Kjo sasi ka hyrë në Shqipëri që prej datës 11 mars nga Brazili. Skandali përfshin Portin e Durrësit që ka lejuar kalimin e ngarkesës dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit që nuk e ka gjurmuar.

Faktet u pranuan nga AKU përmes një deklarate publike, por nuk u bë me dije emri i kompanisë që ka hedhur në treg produktin.

054bbeaa a0dd 4df7 baac b64aa0c6ac84

Të ngjashme