Kryefjala Logo

Këto këngë shqiptare nuk ikin kurrë nga moda ndaj këngëtarët i sollën në vitin 2023…

16 Qershor, 2023 | 10:53 am

Valle Kosovare është një nga hitet e karrierës së Shpat Kasapit. Një këngë që do t’a përndjekë gjithë jetën dhe që preferohet shumë nga publiku. Jo më kot këngëtari Ardian Bujupi ka vendosur të bëjë një “remak” të këngës duke e bërë atë më moderne dhe bashkëkohore. Tek kjo këngë shfaqet edhe këngëtari Shpat Kasapi dhe duket një duet tejet interesant.
Pak kohë më parë dhe Anxhela Peristeri solli një remake të këngës “Të dua” që vite më parë është kënduar nga Gbani dhe Crazy Girl.
Edhe Flori Mumajesi vite më parë ka sjellë në bashkëpunim me Mihallaq Andrean këngën “Ta dish ti ç’pësoi kjo zemër”, një serenatë e bukur korçare që dikur Andrea e kishte kënduar thjesht me një kitarë.

https://youtu.be/pdzmGvFg2Ak

 

Play

Play

Të ngjashme