Lajme
Kandidatja e PS, Sara Mila videomesazh Dash Sulës: “S’jam Saliu, as Adriatiku!”
21 Mars, 2025 | 4:42 pm

Ditën e sotme nëpërmjet platformës Instagram, kandodatja oër deputete e PS-së për qarkun e Elbasanit, e cila garon në lista të hapura, ka postuar një video-mesazh deputetit Dashnor Sula të PD-së.
Siç dhe është komentuar gjatë ditëve të fundit, deputeti Sula nuk do të jetë këtë herë pjesë e listave të PD-së, ndërkohë që edhe pse pati një ftesë nga “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, sërish deputeti Sula nuk gjeti gjuhën e përbashkët për një bashkëpunim të mundshëm.
Duke qenë se ky i fundit ka pasur një mbështetje të konsiderueshme në Peqin, kandidatja Sarq Mila ka gjetur një mënyrë origjinale për të testuar mbështetjen e deputetit Sula për të pasur një mundësi përfaqësimi për simpatizantët e tij.
Mbetet për tu parë nëse do ketë një reagim nga deputeti i PD-së.

















































