Kryefjala Logo

Jonida Vokshi flet pas nje viti martese: “Ja kush ishte e zonja e dasmes”

28 Shtator, 2020 | 4:51 pm

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi festojnë sot përvjetorin e martesës dhe urimi i Jonidës, si gjithmonë, tërhoqi vëmendje. Ajo ka ndarë një foto bardhë e zi krahë Besnikut, duke i dedikuar disa fjalë sa me humor, aq edhe emocionuese.
“Si sot një vit më parë u kënaqa shumë, po shumë, në një dasëm që rezultoi të ishte e imja”, e ka nisur kështu urimin e saj Jonida, duke shtuar edhe disa ikona të qeshurash. Një falenderim ka shkuar edhe për të ftuarit: “Faleminderit miq që na e keni bërë këtë ditë të paharruar!” Dhe sigurisht ‘ëmbëlsira për në fund’, Jonida ka uruar edhe partnerin e saj. “Paçim edhe 100 përvjetore bashkë zemër!”, janë këto fjalët që Jonida ka zgjedhur për Besnikun në përvjetorin e tyre të parë.
Çifti njihen për humorin mes tyre dhe për këtë, mjafton të kujtojmë disa nga postimet, ku gjithmonë ‘fiton Jonida’. Dasma e Jonidës dhe Besnikut u cilësua si ndër më të bukurat e vitit të shkuar.
IMG 4862

Të ngjashme