Kryefjala Logo

I jepet lamtumira Ilaria Sulës, e ëma shpërthen në lot

7 Prill, 2025 | 5:05 pm

Sot, në qytetin e Ternit, është mbajtur funerali i Ilaria Sulës, studentes shqiptare që u vra në mënyrë makabre nga ish-i dashuri i saj filipinas, Mark Antony Samson. Trupi i 22-vjeçares është shoqëruar nga qindra qytetarë, miq, familjarë dhe përfaqësues të shoqatave të dhunës ndaj grave.

Gjatë ceremonisë, nëna e Ilarias, Gëzime Sula, e shkatërruar nga dhimbja ka shpërthyer në lot duke thirrur emrin e së bijës, një skenë e cila preku të gjithë ata që ishin të pranishëm. Edhe pse shoqërohej nga bashkëshorti i saj Flamuri dhe djali Leoni, nëna e 22-vjeçares nuk ka mundur ta përballojë këtë humbje dhe një karrige me rrota është përdorur për shoqërimin e saj.

“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit. Të solla mami tek shtëpia, se the do të vij në shtëpi, të solla mami tek shtëpia o zemër, o Ilaria hapi sytë”, dëgjohet tek qante me dënesë nëna e Ilarias.

Ndërkohë lule, tabela dhe pankarta rrethojnë shtëpinë në Viale dello Stadio në Terni, ku jeton familja e Ilaria Sula, studentja që u zhduk më 25 mars nga shtëpia e saj në Romë dhe u gjet e pajetë në fund të një shkëmbi të mbyllur në një valixhe, shkruan JOQ.

IMG 4276

IMG 4275

Të ngjashme