Lajme
hpëtoi dy fëmijët nga mbytja, shqiptarit do t’i jepet nënshtetësia greke
14 Qershor, 2025 | 8:17 pm

Shqiptari Levian Goga, i cili u zhyt në lumin Arachthos të mërkurën e kaluar për të shpëtuar dy djemtë e mitur, ka pasur probleme me frymëmarrjen.
Mediat greke shkruajnë se Goga pati një kollë të fortë dhe vizitoi një mjek privat, i cili i rekomandoi t’i nënshtrohej analizave në një spital. Sapo u njoftua, Ministri i Shëndetësisë Adonis Georgiadis urdhëroi një ambulancë që ta merrte dhe ta transportonte në spital, me qëllim që t’i nënshtrohej ekzaminimeve të hollësishme.
Fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore nuk duket shqetësuese. Mediat greke raportojnë gjithashtu se për aktin e tij heroik atij do t’i jepet nënshtetësia greke.
Goga shkoi në Greqi 24 vjet më parë, kur ishte vetëm 17 vjeç. Pa shumë informacion dhe pa ditur se çfarë e priste, kaloi kufirin dhe u vendos në Athinë.
Ai tani jeton në Arta me gruan dhe dy fëmijët e tij, të cilët janë dhjetë dhe gjashtë vjeç. Jeta e tyre ka qenë e qetë dhe e thjeshtë, derisa ditën e mërkurë, ngjarja e pazakontë i ndryshoi gjithçka.
Ai pa u menduar dy herë u largua nga kafeneja ku po qëndrontj dhe u hodh në lumë për të shpëtuar fëmijët. Dy fëmijët që ranë në lumin Arachthos në Arta të mërkurën kanë pësuar vdekje klinike.
Sipas mediave greke, prindërit e 14-vjeçarit, i cili u hodh në lumë për të shpëtuar shokun e tij që po mbytej dhe 12-vjeçarit kanë vendosur të dhurojnë organet e fëmijëve të tyre.


















































