Lajme
Harruan ngrohësen ndezur, përfshihet nga flakët apartamenti në Elbasan
26 Mars, 2025 | 1:21 pm

Një apartament në katin e dytë të një pallati në lagjen “Visarion Xhuvani” është përfshirë nga flakët..
Korrespondentja e Top Channel bën me dije se nga flakët për fat të mirë nuk ka të lënduar. Mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një ngrohëse të harruar ndezur. Dy zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes duke lokalizuar dhe fikur zjarrin.
Si pasojë e flakëve, raportohet për dëme të shumta materiale.

















































