Kryefjala Logo

Gjyqi absurd në Tiranë. Dënohet me gjobë se ushqen macet endacake

4 Korrik, 2025 | 5:00 pm

Një 82-vjeçare nga kryeqyteti është gjobitur me 10 mijë lekë pasi po ushqente macet e saj dhe jo vetëm, por edhe ato që ishin braktisur.

Burimet bëjnë me dije se 82-vjeçarja ishte urdhëruar në fletën e gjobës “Ti largojë menjëherë macet”.

Beteja e fortë e të moshuarës që refuzoi të paguante gjobën e për të hequr dorë nga macet e saj që i ushqen dhe kujdeset për to, ka përfunduar në Gjykatën Administrative më një padi të rrallë ndaj saj.

82-vjeçarja i thotë gjykatës administrative se nuk ekziston asnjë ligj që ndalon mbajtjen e maceve, me të cilat ajo jeton dhe u jep dashuri.

Gjykata Administrative ka hedhur shortin dhe pritet të shqyrtojë në mënyrë të përshpejtuar kërkesën paraprake për sigurim padie, që është mos pagim i gjobës derisa çështja të shqyrtohet në themel.

Të ngjashme