Lajme
Gjerdan Cartier 200 mijë euro në dasmën super private në “LaGert Grandpalace”
19 Gusht, 2025 | 2:16 pm

Një nga resortet më luksoze të ceremonive në Shqipëri, LaGert Grandpalace, u bë skena e një dasme madhështore, por të mbajtur me sekret dhe masa të rrepta sigurie. Dhëndri surprizoi nusen me një dhuratë që i la të gjithë pa fjalë: një gjerdan Cartier me vlerë 200 mijë euro, pjesë e koleksionit aktual të markës franceze, i njohur si “Grain de Café Necklace, Obsidian”.

LaGert Grandpalace vendi ekskluziv i dasmave më të paharrueshme në Shqipëri, njihet për standartet e larta të këtyre ceremonive dhe kishte bërë maksimumin që edhe kjo dasmë të ishtë e përsosur si në arredim, menu dhe muzikë e argëtim.
Për të ruajtur privatësinë dhe vlerën e dhuratës së rrallë, dasma u shoqërua nga bodyguardë të kontraktuar posaçërisht për eventin. Momenti i dorëzimit të gjerdanit nuk u zhvillua përpara rreth 200 të ftuarve, por vetëm në një rreth shumë të ngushtë që përfshinte familjet dhe miqtë më të afërt të çiftit.
Burime pranë çiftit bëjnë me dije se ata janë njohur gjatë studimeve në Angli dhe prej vitesh ndajnë jetën mes Anglisë dhe Shqipërisë, ku kanë investuar në fushën e hotelerisë. Të dy familjet vijnë nga bota e biznesit, ndërsa vetë ata preferojnë të mbeten larg syrit të publikut, duke i dhënë edhe më shumë mister kësaj dasme luksoze.






















































