Kryefjala Logo

Erion Veliaj, me skema të lodhura. Presion ndaj drejtësisë para seancave gjyqësore

17 Maj, 2026 | 5:12 pm

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, i cili përballet me 13 akuza që lidhen me disa vepra të rënda penale, vijon sipas raportimeve të ndjekë strategjinë e tij të presionit ndaj institucioneve të drejtësisë edhe nga qelia në burgun e Durrësit.

Sipas CNA, ndërsa brenda dy javëve të ardhshme pritet të zhvillohen disa seanca të rëndësishme në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën e Posaçme, Veliaj ka aktivizuar rrjetin e tij mediatik dhe mbështetësit për të ndikuar në opinionin publik dhe për të ushtruar presion ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Më 20 maj pritet të mbahet seanca në Gjykatën Kushtetuese, më 26 maj seanca në Gjykatën e Posaçme, ndërsa më 28 maj do të zhvillohet shqyrtimi në Gjykatën e Lartë. Në dy instancat e para, Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë dhe lirimin e tij.

CNA shkruan se në Gjykatën e Posaçme ai vijon të mos paraqitet prej muajsh në seancat gjyqësore, ndërsa hetimet ndaj tij lidhen me akuza për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Sipas portalit CNA, mediat pranë tij dhe disa figura të afërta politike e ligjore vijojnë sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë, duke publikuar artikuj dhe analiza në media të huaja para çdo seance të rëndësishme gjyqësore.

Në qendër të debatit është vendosur edhe avokati i tij, Plarent Ndreca, i cili përmendet nga CNA si pjesë e deklaratave dhe aksioneve publike kundër organeve të drejtësisë.

Portali CNA thekson se kjo skemë përsëritet thuajse para çdo përballjeje të Veliajt me Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Administrative apo Gjykatën e Posaçme.

978d3da2 b3eb 471f bfc3 c1ed8bcbf6cd ce800631 24f5 41ab 9769 96b3ca1a6bb1

Të ngjashme