Kryefjala Logo

Elisa Spiropali bëhet meme e ditës: nga “Mjaft!” tek “Labubu”

8 Korrik, 2025 | 9:45 pm

Ish-aktivistja e lëvizjes “MJAFT!” dhe sot zëdhënësja politike më e zëshme e mazhorancës, Elisa Spiropali, është kthyer në qendër të rrjeteve sociale, këtë herë jo për ndonjë deklaratë politike, por si protagoniste e një meme që po bën xhiron e internetit.

Në një krahasim me humor të fortë vizual dhe nostalgjik, një faqe shqiptare ka publikuar një foto të saj gjatë kohës kur ishte pjesë e “MJAFT!”, me mbishkrimin “Labubu dikur”, ndërsa poshtë e shoqëron me një imazh të një lodre të njohur, karakterin “Labubu” por këtë herë me veshje të tjera dhe mimikë më “të rritur”: “Labubu sot”.

Mema është një përqasje ironike mes imazhit të dikurshëm rebel të Spiropalit dhe versionit të saj aktual institucional, duke përdorur figurën popullore të Labubu-t si metaforë të transformimit të figurave publike. Me pak fjalë: nga aktiviste që godiste pushtetin, në përfaqësuese të tij.

Kjo memë, përtej humorit, pasqyron edhe ndjesinë e shumë qytetarëve për mënyrën se si disa figura publike e kanë ndryshuar qasjen dhe qëndrimet me kalimin e kohës.

Internetit s’i shpëton askush as Labubu, as Elisa.

6763ef06 f8b8 470d bfa9 e078a3773feb

Të ngjashme