Kryefjala Logo

(Ekskluzive) “Në shtëpinë tonë”, zbulohen dy prezantuesit e sezonit të ri

11 Korrik, 2023 | 10:10 am

Tani e kemi tablonë e plotë. Ju thamë pak muaj më parë që moderatori karizmatik, Alban Musa do të rikthehej në shtator në ekranin e Top-Channel dhe ky lajm është mëse i vërtetë.

Por Kryefjala. Com ka mësuar gjithashtu se Albani nuk do të jetë vetëm në këtë rrugëtim, por do të ketë në krah një kolege. Ajo është këngëtarja dhe spikerja radiofonike, Julka Gramo. Julka rikthehet në ekran pas shumë vitesh pauzë, pasi eksperienca e saj e fundit televizive ishte në RTSH, si një nga moderatoret e programit të pasdites asokohe.

Nga ana tjetër Kryefjala.com ka mësuar se kur programi “Në shtëpinë tonë” është krijuar Julka ka qenë një nga pretendentet për ta prezantuar por asokohe në krah të Albanit u përzgjodh, Anjeza Maja. Megjithatë në shtator Albanin dhe Julkën do t’i shihni bashkë nga e hëna në të premte.

Suksese guyz!!!

IMG 4067 IMG 4068

 

Të ngjashme