Lajme
Ekipi i kirurgëve ortopedë të Spitalit Amerikan 3 realizon me sukses ndërhyrjen e ndërlikuar turistit gjerman të aksidentuar rëndë në plazh
20 Qershor, 2025 | 11:03 pm

Turisti gjerman u aksidentua rëndë në plazh, ekipi i kirurgëve ortopedë të Spitalit Amerikan 3 realizon me sukses ndërhyrjen e ndërlikuar
Në Repartin e Ortopedisë, Spitali Amerikan 3, një moment i veçantë falë mesazhit që morëm nga pacienti gjerman D. S., 46 vjeç, i cili përshëndeti dhe falënderoi publikisht ekipin tonë për përkujdesjen dhe profesionalizmin gjatë qëndrimit të tij në Spitalin Amerikan 3.
Pas një aksidenti të rëndë në plazhin e Gjipesë,, pacienti pësoi politrauma të shumta: frakturë të hapur të humerusit të djathtë, dëmtime të nervit ulnar dhe radial, dëmtime të indeve të buta në gjymtyrët e sipërme e të poshtme, dhe frakturë të brinjës së 12-të.

🩺 Pas trajtimit të parë në spitalin e traumës dhe transfuzioneve emergjente, pacienti i besoi trajtimin e tij Spitalit Amerikan 3, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të ndërlikuar kirurgjikale nga ekipi ynë ortoped, duke përfshirë fiksim të frakturës, sutura nervore dhe trajtim të plagëve të shumta. Rikuperimi vijoi me terapi intensive, menaxhim multidisiplinar , fizioterapi dhe përkujdesje të vazhdueshme.
🎥 Në videon e mëposhtme, D. S. ndan falënderimet e tij të sinqerta për kujdesin, profesionalizmin dhe përvojën njerëzore që përjetoi gjatë trajtimit në Spitalin tonë.


















































