Kryefjala Logo

Egli i përgjigjet Olsit me këngë dhe i thotë se gabohet!

20 Maj, 2023 | 11:48 am

Nëpërmjet këngës “A pyte” Olsi Bylylku na tregoi se i ka dhënë fund lidhjes së tij me këngëtaren, Elgi Tako. Por Egli ka preferuar t’i përgjigjet po me këngë ish të dashurit të saj dhe ka zgjedhur pikërisht Marco Mengonin fituesin e Sanremos për ti treguar atij se e ka gabim dhe se gjithçka mes tyre ka përfunduar.

Olsi dhe Egli duket se i dhanë fund lidhjes së tyre 4 vjeçare dhe tani secili po vijon me karrierat respektive. Olsi në aktrim e këngë, ndërsa Eglin e kemi parë të angazhuar më së shumti me postime në rrjetet sociale por që sigurisht nuk do të mungojnë prej saj edhe projektet muzikore.

Vetëm se kemi një pyetje, a do të bashkëpunojë më ajo me Elgit Dodën, shokun e Olsit?!!!

Të ngjashme