Kryefjala Logo

“E vrava se nuk më linte te vishesha si doja”/ Dëshmia e vajzës që vrau babanë duke e mbytur me tel: “Ishte fanatik”

24 Korrik, 2025 | 8:29 pm

Zbardhen detaje të reja nga dëshmia e Emanilda Ramës, 26-vjeçares e cila dyshohet për vrasjen e babait të saj, Anesti Rama, në mbrëmjen e djeshme në fshatin Frashër të Fierit.

Gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, e reja ka pranuar krimin, duke treguar se babai i saj ishte tepër fanatik dhe nuk e lejonte të dilte apo të vishej si ajo dëshironte. Ajo jetonte ende me prindërit, pasi ishte ndarë nga partneri i saj.

Fillimisht, Emanilda u përpoq të mashtrojë autoritetet, duke deklaruar në polici se i ati kishte ndërruar jetë pas një rrëzimi në tualet. Por hetimet paraprake dhe ekzaminimi i trupit të viktimës treguan shenja mbytjeje në zonën e qafës, duke përjashtuar një vdekje aksidentale.

Policia zbulon gjithashtu se në këtë ngjarje të rëndë ka bashkëpunuar edhe nëna e vajzës, 53-vjeçarja V.R., e cila ka ndihmuar në pastrimin e trupit dhe ka tentuar të fshehë gjurmët e krimit. Më pas, ishte vetë Emanilda që njoftoi Policinë për vdekjen e babait.

Nëna ndodhet aktualisht në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier, ku po merret në pyetje për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë e saj në këtë krim. Autoritetet kanë paralajmëruar se pas përfundimit të hetimeve do të ketë njoftime shtesë për ndjekjen penale të saj.

Të ngjashme