Lajme
E qëlloi 50 herë me thikën e bukës! Ilirjan Selmani : “Unë e vrava Kozetën, e doja dhe nuk më interesonte mosha”
29 Korrik, 2025 | 2:03 pm

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku 31-vjeçari Ilirjan Selmani vrau me thikë partneren e tij, 52-vjeçaren Kozeta Teço.
Fillimisht, Selmani mohoi akuzat duke pretenduar se në momentin e krimit ndodhej në Korçë. “Besoj në Zot. E doja, mosha nuk më shqetësonte. Vij nga një familje e mirë dhe nuk mund të bëhem vrasës,” deklaroi ai gjatë marrjes në pyetje.
Megjithatë, pas shtatë orësh ballafaqimesh me provat e mbledhura nga policia, ai pranoi disa episode të konfliktit, por ende jo autorësinë e vrasjes. “Peshqirët me gjak i hodha në mbeturina, duke menduar se ndoshta ishte therur ndonjë pulë, sepse ajo ishte shumë e fiksuar pas pastërtisë,” u shpreh ai fillimisht.
Në vijim, Selmani u dorëzua dhe pranoi krimin, duke shprehur pendesë. Në dëshminë e tij ai theksoi se partnerja konsumonte alkool dhe së fundmi ishte bërë agresive ndaj tij.
Sipas hetimeve, 31-vjeçari e qëlloi Kozeta Teçon 50 herë me thikën e bukës dhe më pas i vuri flakën banesës për të fshehur gjurmët. Pamjet e kamerave të sigurisë në zonë ndihmuan grupin hetimor të zbardhte ngjarjen dhe të arrestonte autorin e këtij akti makabër.


















































