Kryefjala Logo

Digjet Kreta, mbi 5 mijë të evakuar dhe shtëpi të djegura

3 Korrik, 2025 | 12:47 pm

Ishulli grek i Kretës po përballet me zjarre të fuqishme. Protothema.gr raporton se zjarri në Ierapetra po përhapet në mënyrë të pakontrollueshme në tre fronte.

Pak pas mesnatës mbërritën përforcime nga Athina për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Megjithatë zjarrfikësit e kanë të vështirë të vënë zjarrin nën kontroll për shkak të erërave të forta që do të vazhdojnë të fryjnë dhe për shkak të terrenit të vështirë të zonës.

Përveç forcave zjarrfikëse në zonë, autoritetet lokale dhe vullnetarët po ndihmojnë në operacionin e madh për shuarjen e flakëve.

Të paktën 5000 persona janë evakuuar, ndërsa tymi nga zjarri ka mbuluar edhe detin pranë Makrys Gialos. Shumë njerëz që ishin në plazh u larguan nga zona me varka dhe mjete lundruese.

Në zonën e Agia Fotia dhe Ferma, flakët u përhapën dhe dogjën shtëpi dhe serra, ndërsa ende nuk është bërë një vlerësim gjithëpërfshirës i dëmeve.

Të ngjashme