Kryefjala Logo

Diçka që nuk e kemi ditur për Rudina Dembacaj: Kam pajtuar 4 familje në gjakmarrje

14 Qershor, 2023 | 9:09 pm

Pasditen e sotme Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar në “Një gotë Rose”. Rozana Radi ka zbuluar se Rudina kur ishte 16 vjeç ka pajtuar nga gjakmarrja 4 familje.

“Unë kam qenë shumë natyrë diplomate. Asokohe babi im fliste shumë për Kanunin, ai ma interpretoj dhe unë kam qenë shumë e interesuar të di çdo gjë për origjinën time që është Kelmendi, për ligjet e Kanunit. Im atë nuk më kufizoi asnjëherë të isha vetja as mua as motrën time”.- ka thënë Rudina.

Më tej ajo ka treguar se ka dëshirë ti takojë këto familje.

Të ngjashme