Kryefjala Logo

Bilisht:Vdiq sapo doli nga dentisti. Familjarët sqarojnë të vërtetën

19 Gusht, 2025 | 12:01 pm

Familjarët e 59-vjeçarit Sh. D., i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në Maliq pas shërbimit të marrë në një klinikë dentare në zonë, kanë hedhur poshtë pretendimet se vdekja e tij kishte të bënte me ndërhyrjen e tij në klinikë.

Në një prononcim jashtë kamerave, familjarët e 59-vjeçarit janë shprehur se Sh. D., ka vdekur nga shkaqe natyrale, ngjarje që përkoi pas ndërhyrjes së tij në klinikën dentare. Burime për Newsbomb.al, raportuan gjithashtu mbrëmjen e djeshme se vdekja e personit në fjalë, kishte të bënte me shkaqe natyrale.

Në kuadër të hetimeve, policia sekuestroi kartelën mjekësore të viktimës si dhe mori në pyetje dentistin, i cili ka sqaruar të gjithë procedurën e kryer tek 59-vjeçari. Nga hetimet paraprake, nuk është konstatuar ndonjë shkelje të kryer nga ana dentistit apo nga klinika e tij që të lidhen me vdekjen e 59-vjeçarit.

Shtetasi Sh. D., teksa ka qenë i shoqëruar nga dy djemtë e tij, ka rënë pa ndjenja në tokë pasi kanë dalë nga klinika. Shkak për vdekjen e 59-vjeçarit dyshohet të jetë bërë një infarkt.

Të ngjashme