Showbiz
Baballarët shqiptarë nuk ndryshojnë, qoftë ky edhe i Bebe Rexhës…
25 Prill, 2023 | 8:18 am

Bebe Rexha ka pak ditë që ka publikuar bashkëpunimin me Snoop Dogg.“Satellite” titullohet kënga e cila shoqërohet me një video animacion, në të cilën ata shfaqen duke fluturuar në hapësirë pasi kanë tymosur disa gjethe marihuane.
Por këtë moment duket se nuk e ka pritur fare mirë babai i artistes e cila tregon me detaje se çfarë i tha ai.“Çfarë po bën? Pse po tymos në një video të publikuar në internet? A je e çmendur?.
Babi, është Snoop Dogg. Nëse do të tymos me dikë, ai duhet të jetë Snoop Dogg’,-tha Bebe.
Kënga “Satellite” është pjesë e albumit të ri të Bebe Rexhës, titulluar “Bebe”, i cili do të publikohet i plotë më 28 prill.













































