Kryefjala Logo

Londrim Mekaj flet për herë të parë për krisjen me Klodin dhe Elijonën: Nuk jemi më si dikur

29 Qershor, 2026 | 12:32 pm

Prej disa kohësh në rrjet kanë qarkulluar aludime se miqësia mes Londrim Mekajt, Klodian Mihajt dhe Elijona Binakajt nuk është më ajo e dikurshmja.

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 4 vendosi të flasë për herë të parë mbi këtë temë, duke pranuar se mes tyre ka pasur një ftohje.

Ai tregoi se marrëdhënia mes tyre ka ndryshuar, por theksoi se nuk dëshiron të hyjë në detaje, pasi bëhet fjalë për çështje personale.

“Ka qenë një shoqëri shumë e bukur. Dikur mendonim se ishte ‘too good to be true’. Jemi kënaqur dhe kemi gjetur shumë veten te njëri-tjetri. Sot kemi raport, por natyrisht jo si më parë”, u shpreh ai.

Londrimi sqaroi edhe arsyen pse Klodiani dhe Elijona munguan në eventin e tij të fundit.

“Ka pasur një ftohje për disa çështje personale. Me njerëzit më të afërt ndonjëherë mbeten hatërmbetje edhe për gjërat më të vogla”, tha ai.

Megjithatë, ai la të kuptohet se nuk ka vend për armiqësi dhe se beson se gjithçka mund të rregullohet.

“Unë i respektoj shumë, i dua dhe do të vazhdoj t’i respektoj. Jemi të rritur dhe besoj se komunikimi është çelësi i gjithçkaje. Kemi me i zgjidh krejt… mirë jemi”, përfundoi ai.

Të ngjashme