Showbiz
Intervista e parë si çift, Selin Bollati dhe DJ Gimbo zbulojnë kush është më xheloz në lidhje
30 Qershor, 2026 | 1:19 pm

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë dhënë intervistën e tyre të parë televizive si çift pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”.
Gjatë intervistës, dyshja foli jo vetëm për projektin muzikor “DJ Remix”, por edhe për marrëdhënien e tyre, duke zbuluar detaje nga përditshmëria dhe mënyra se si përpiqen ta mbajnë lidhjen larg presionit të rrjeteve sociale.
Teksa u pyetën se kush është më romantik dhe më xheloz, Selin u shpreh se nuk e konsideron veten shumë xheloze, ndërsa tregoi se Gimbo e shpreh dashurinë përmes gjesteve të vogla të përditshme, si kafja e mëngjesit.
Çifti foli edhe për debatet mes tyre, duke pranuar se të dy dinë të kërkojnë falje, megjithëse Selin tha me humor se Gimbo e ka më të vështirë ta bëjë këtë edhe kur e pranon se ka gabuar.
Një nga temat kryesore të intervistës ishte ekspozimi i marrëdhënies në publik. Selin theksoi se ata kanë vendosur të mos ndajnë çdo moment të jetës së tyre në rrjetet sociale, pasi besojnë se ekspozimi i tepërt mund të ndikojë negativisht te një çift.
“Jemi munduar të mos postojmë dhe të mos jemi kaq të ekspozuar në media. Kam parë çifte që kanë arritur në një pikë ku funksionojnë më shumë për botën sesa për njëri-tjetrin. Jo çdo gjë që postojmë është realisht ajo që jetojmë”, u shpreh ajo.
Dyshja la të kuptohet se po e shijojnë këtë fazë të lidhjes dhe, për momentin, janë të fokusuar te marrëdhënia dhe projektet e përbashkëta, pa nxituar për hapa të tjerë.
Selin Bollati dhe DJ Gimbo ishin të ftuar mëngjesin e kësaj të marte në emisionin “Wake Up”, në daljen e tyre të parë televizive si çift pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”.