Kryefjala Logo

Arrihet marrëveshja, klubi i Serisë A zyrtarizon Gattuso-n

25 Maj, 2021 | 5:31 pm

Gennaro Gattuso nuk ka humbur kohë.

Menjëherë pas largimit nga Napoli, trajneri italian ka arritur marrëveshjen me Fiorentina-n.

Trajneri do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me opsion për vitin e tretë me rreth 2 milionë euro në sezon.

Rino është bindur pasi klubi ka pranuar të plotësojë dy kushtet e tij: investime në ekip dhe mbajtja në skuadër e Dusan Vlahovic.

“Mirë se erdhe Rino”, ka qenë mesazhi i Fiorentina-s në rrjetet sociale.

Të ngjashme