Kryefjala Logo

Anuela Ristani ndërron arredimin e zyrës së Erjon Veliajt. Tender 465 mijë euro për poltronë, tavolinë ovale dhe kasafortë

3 Qershor, 2025 | 10:39 pm

Anuela Ristani drejtuesja aktuale e Bashkisë së Tiranës sipas Faktor.al ka vendosur të heqë mobiljet e Erion Veliajt nga zyrat dhe bën tender për mobilimin e selisë së bashkisë Tiranë. Poltron rrotullues, raft librash, tavolinë ovale si e Shtëpisë së Bardhë, kasafortë sekrete, komplete kolltuqesh, kredencë, garderobë, pasqyra për tualet dhe një listë e gjatë mobiliesh që do t’ia ndryshojnë pamjen nga brenda zyrave.
Sipas Faktor.al e gjitha kjo u kushton taksapaguesve të kryeqytetit 465 milionë lekë pa llogaritur shtesën e TVSH-së në vlerën e kontratës. Jo vetëm kaq, por nga xhepat tona paguhet edhe fatura e korrupsionit gjatë procedurës së tenderit. Tashmë nga një denoncim që është bërë në KPP kemi mësuar se kriteret janë qepur për një kompani të caktuar.

Komisioni i tenderit i autorizuar nga kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e ka ndarë prokurimin në dy lote: Loti 1: “Pajisje për zyra” dhe Loti 2: “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë”.Vlera e pritshme e kontratës është 46,482,958 lekë pa TVSH, ose 473,784.09 Euro pa TVSH, e ndarë në lote: Loti 1: “Pajisje per zyra”, me fond limit 15,408,601 lekë pa tvsh; Loti i dytë – “Blerje pajisje dhe orendi për nevoja të institucioneve të Bashkisë Tiranë” me fond 31,074,357 lekë pa tvsh. I çuditshëm është afati i sjelljes së mobiljeve që, sipas njoftimit të bashkisë, është 1 vit.

Një preventiv i larmishëm prej 58 artikujsh është vendosur si detyrë speciale para bizneseve prodhuese të mobilerive dhe tregtarëve. Kërkohet “Poltron rrotullues”. Kjo pajisje është në modë për drejtuesit.

Me një mekanizëm që lejon fiksimin e pozicioneve të ndryshme të përshtatshme në ulje. Shpinorja duhet të jetë e përshtatshme në pozicionet vertikalisht si dhe para e prapa. Duhet të ketë krahë anësore. Të ketë përshtatëse piston me gaz për nivelimin e lartësisë. Thellësia e ulëses, e përshtatshme për përdorues të rritur. Bazamenti duhet të jetë metalik ose plastik me 5 degëzime në formë ylli dhe me rrota sferike në ekstremet e tyre. Të plotësojë kërkesat e standardit “SH EN 1335-1:2021, SSH EN 1335-2:2018”

Më tej Faktor.al tregon se po kërkohet tavolinë mbledhje ovale, si e Shtëpisë së Bardhë.

7f2c6590 6b31 46db 9952 9143e02ff4b7

88315ce2 100c 44c0 a77b 38ddb76ba7f1

a260afcc 6e83 4888 9f4d 5f764cfeedde

Të ngjashme