Lajme
Aksident i rëndë në aksin Lushnjë-Berat, humb jetën 65 vjeçarja
10 Shkurt, 2025 | 8:12 am

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Lushnjë-Berat.
Një automjet ka përplasur 65 vjeçare në fshatin Barbullinjë, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka përplasur shtetasen H. T., 65 vjeçe (këmbësore), e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
















































