Lajme
Tragjedi në Bangkok, flakët përfshijnë një lokal nate: Të paktën 30 viktima, momenti kur njerëzit ikin me vrap (Video)
13 Korrik, 2026 | 8:09 am

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të fuqishëm që shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së hënës në një pub në Bangkok, Tajlandë.
Sipas raportimeve të Associated Press, autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes tragjike. Kryeministri tajlandez, Anutin Charnvirakul, bëri të ditur se ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se flakët përfshinë një lokal në zonën Chatuchak të Bangkokut, duke shkaktuar panik mes klientëve që ndodheshin brenda.
Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet dramatike kur njerëzit vrapojnë drejt daljeve në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit.
Sipas mediave vendase, zjarri shpërtheu në lokalin Rog Beer Na Lat Phrao, i cili njihet si një prej vendeve më të frekuentuara të argëtimit në kryeqytetin tajlandez. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të tragjedisë.

















































