Lajme
Deklarata e pazakontë e 21-vjeçarit : “Të më mbajnë prindërit me lekë, nuk i thashë unë të më lindnin”
11 Korrik, 2026 | 2:12 pm

Një 21-vjeçar amerikan është bërë viral në rrjetet sociale pasi deklaroi se refuzon të punojë, me argumentin se ai “nuk ka dhënë pëlqimin për të lindur”.
Në një video që ka qarkulluar gjerësisht në internet, i riu shprehet se vendimi për ta sjellë në jetë ka qenë i prindërve të tij dhe, për këtë arsye, sipas tij ata duhet të mbajnë përgjegjësinë për ta mbështetur financiarisht gjatë gjithë jetës.
Deklaratat e tij kanë shkaktuar reagime të shumta dhe një debat të fortë në rrjetet sociale. Disa përdorues i interpretuan fjalët e tij si një kritikë ndaj kulturës moderne të punës, kostos gjithnjë e më të lartë të jetesës dhe vështirësive ekonomike me të cilat përballen të rinjtë.
Nga ana tjetër, shumë komentues kundërshtuan qëndrimin e 21-vjeçarit, duke theksuar se përgjegjësia personale është pjesë e pashmangshme e jetës së rritur, pavarësisht rrethanave të lindjes apo bindjeve personale.
Videoja vazhdon të shpërndahet me ritme të shpejta, ndërsa diskutimet mbi deklaratat e të riut amerikan mbeten të ndezura në platformat sociale.



















































