Kryefjala Logo

Tragjedi në Gostivar! 14-vjeçarja ndërron jetë pasi u rrëzua nga shilarësi

11 Korrik, 2026 | 8:38 am

Një ngjarje tragjike ka ndodhur së fundmi në një park në Gostivar, ku një 14-vjeçare është rrëzuar nga shilarësi dhe ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme kur rreth orës 20:20, ka mbërritur pa shenja jete, në Qendrën Mjekësore në Gostivar, e mitura Sh.N., me banim në Gostivar.

Mediat vendase raportojnë se mjeku kujdestar në orën 20:55 konstatoi vdekjen e saj.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa me urdhër të tij trupi është dorëzuar për të kryer analizat e nevojshme, me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.

Të ngjashme